LIBI- Nuk ka një emër, nuk ka një fytyrë, por po përhap shpresë mes banorëve në qytezën Sirte, në Libi, e cila ka përfunduar në duar të Kalifatit verën e shkuar.

Njeriu me identitetin misterioz dhe mbi të cilin në rrjetet sociale ka shkaktuar një debat të madh mes spekulimeve dhe hipotezave, është një snajper që duket se ka përhapur panik mes krerëve të ISIS-it: në vetëm 10 ditë, në qytetin e lindjes së Muammar Ghedafit, janë vrarë tre xhihadistë me rol të spikatur në brendësi të Shtetit Islamik, sipas Shqip njoftimin, të gjithë të vrarë nga lartësia, të gjithë me vetëm një plumb vdekjeprurës.

Lideri i parë që u ekzekutua, sipas “Libya Prospect”, është, Hamad Abdel Hady, i njohur me emrin Abu Anas Al Muhajer, me kombësi sudaneze, i vrarë në 13 janar sapo doli nga një spital. Ai ishte një funksionar i gjykatës së Shtetit Islamik, i cili përmes vendosjes së ligjit të Sheriatit, kishte përhapur terror dhe vdekje, shkruan ‘koha’.

I dyti që u ekzekutua në 19 janar, ishte Abu Mohammed Dernawi, i vrarë edhe ai nga një snajper pranë shtëpisë së tij. Ekzekutimi i tretë i atribuuar njeriut misterioz, daton në 23 janar, ku humbi jetën Abdullah Hamad al Ansari, komandant në qytetin mesdhetar të Obarit, i vrarë ndërsa dilte nga një xhami në qendër të qytetit Sirte.

Vrasjet kanë shkaktuar frikë mes forcave të ISIS-it në qytet, duke sjellë një seri arrestimesh dhe ekzekutimesh në përpjekje për të gjurmuar fajtorin.

Një dëshmitar okular i ka thënë sajtit “al-Wasat”: “Shqetësimi është rritur mes terroristëve pas vdekjes së Hady-t. Pas vdekjes së tij, kanë filluar të qëllojnë në ajër për të frikësuar banorët gjatë kërkimit të snajperit”.

Dhe kështu, ndërsa liderët e Kalifatit kanë nisur të tremben, ueb-i ka shpërthyer nga fantazitë dhe “gojët e liga”, gjithnjë nëse bëhet fjalë për identitetin e një personi. Ka nga ata që thonë se bëhet fjalë për një snajper që ka qenë i pranishëm gjatë revoltës kundër kolonelit Ghedafi.

Ka nga ata që ëndërrojnë intrigën ndërkombëtare, duke menduar se njeriu misterioz është një ushtar amerikan i forcave speciale që gjendet në rajon për të mbledhur informacione. Në mungesë të lajmeve të konfirmuara, ajo që mbetet, është shpresa e banorëve të terrorizuar në një qytet të pushtuar nga xhihadistët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: