Snapchat, një nga rrjetet më të njohura sociale për imazhe, sidomos te të rinjtë, më në fund ka krijuar mundësinë për të hequr të padëshiruarit nga llogaria personale.

Rrjeti do të vërë në përdorim një funksion të ri, i quajtur “Friend Check Up” (Kontrolli i miqve), që u mundëson përdoruesve të kontrollojnë periodikisht që lista e personave, me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë histori dhe përmbajtje të postuara në internet, të përputhet me dëshirat e tyre aktuale.

Funksioni do të mbërrijë si një njoftim dhe tani për tani për sistemet Android, por së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për iOS.

Kjo është një strategji e kundërt me atë të “Facebook”, që në vend të kësaj sugjeron vazhdimisht nëse përdoruesi ka nevojë të shtojë miq të rinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: