Rastet e infektimeve me Covid-19 në shkollat e qarkut të Beratit po rriten çdo ditë e më tepër. Mes 42 rasteve të të infektuarve të raportuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, regjistrohen mësues e nxënës.

2 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Koço Brisku” në fshatin Lapardha, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Samaticë, 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat dhe 1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore janë rastet e konfirmuara “pozitive” në shkollat e qarkut të Beratit.

Vatra të reja infektimesh janë rishfaqur edhe në IEPV Berat, ku një punonjëse sociale ka rezultuar e prekur nga SarsCov-2. Mes të infektuarve të 24-orëve të fundit,37 të infektuar janë pensionistë të moshave nga 62-76 vjeç dhe të papunë, ndërkohë që edhe në një dyqan ushqimor në lagjen “30 Vjetori” në Berat rezulton e infektuar një shitëse. Ndërkohë që rastet e të prekurve me Covid-19 po rriten nga dita në ditë, numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka shkuar në 877.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: