Mbrëmja e djeshme do të hyjë në historinë e klubit italian të Romës, pasi verdhekuqtë arritën të mposhtin Feynoord në stadiumin “Air Albania”, për të fituar trofeun e Conference League.

Përveç hyrjes së tyre në histori si i pari ekip që e fiton këtë kompeticion të krijuar rishtazhi nga UEFA, edhe tekniku portugez Jose Mourinho e shkroi emrin me gërma të arta pasi bëhet i pari që fiton të gjithë trofetë e mundshëm europian në nivel klubesh.

Ndërkohë, festa e nisur në dhomat e zhveshjes në Tiranë ka vazhduar gjatë për ujkonjat e Romës, teksa në Trigoria futbollistët kanë pozuar me trofeun dhe kanë shuar etjen me alkool.

5a60a7616252582b

Pak orë pas paradës në autobusin e hapur në kryeqytetin italian, golashënuesi Nicolò Zaniolo i ka mahnitur të gjithë me hyrjen e tij klasike në qendrën stërvitore me një motor Vespa.

https://www.youtube.com/watch?v=b906jMHeSzY

I ulur pas trajnerit atletik të Romës Stefano Rapetti, fituesi i ndeshjes së Tiranës e lë veten të tërhiqet duke shuar etjen me shampanjë. Vespa mban targën klasike JM dhe mund ta cilësojmë me plot gojë “Vespa Special One”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb