Interi po bën një sezon shumë të mirë dhe në 13 javët e para në kampionat, regjistron 9 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Zikaltërit arritën të triumfonin edhe sot në takimin kundër Frosinones, me rezultatin e pastër 3-0.

Golin e parë për djemtë e Spaletit, e shënoi lojtari i huazuar nga Monako, Keita Balde (10’). Interi do të dyfishonte shumë shpejt me fillimin e pjesës së dytë.

Ishte Lautaro Martinez, që luajti në vend të Ikardit, ai që shënoi golin e dytë. Në minutën e 57’, sulmuesi argjentinas siguroi tri pikët dhe fitoren për Interin. Do të kishte kohë edhe për një tjetër gol, që do të shënohej sërish nga Keita Balde. Në minutën e 82’, sulmuesi shënon golin e dytë personal dhe vendos rezultatin final të sfidës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: