Është përcjellë sot për në banesën e fundit ish-zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku, i cili ndërroi jetë pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Familjarë, miq, qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, i dhanë sot lamtumirën e fundit ish-ministrit të Brendshëm, i cili ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare. Homazhet në nder të Koplikut, i cili njihet nga të gjithë qytetarët durrsakë për kontributin e tij të çmuar, u mbajt në sheshin ‘Liria’ në Bashkinë e Durrësit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, gazetarja Klodjana Haxhiaj në një raportim live për “News24” tregoi detaje nga biseda telefonike që kishte zhvilluar me gruan e të ndjerit Kopliku, Luljeta Kopliku, e cila qëndron në banesën e saj pasi rezulton e infektuar me COVID. Bashkëshortja e Koplikut mes dhimbjes e shoqëron vdekjen e ish-zv.kryeministrit të paqartë dhe se nuk e di çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ajo pohoi për Haxhiajn se Kopiku ishte shtruar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që fëmijët kishin insistuar që ai të nisej për kurim në Breshia të Italisë. Pasi kishin porositur një charter, Luljeta Kopliku rrëfeu se mjeti i fluturimit ishte vonuar për të mbërritur në Rinas nga Turqia, ndërsa shton se dhe ambulanca kishte ardhur me vonesë në spitalin e Durrësit.

Sipas saj gjendja e 77-vjeçarit ishte e qëndrueshme, por për shkak se COVID i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen. Teksa rrëfen më tej ngjarjen, gruaja e Koplikut pohoi se ambulanca që e kishte transportuar drejt Rinasit (Në orën 16:00) nuk kishte pasur mjaftueshëm oksigjen. Mes të tjerash Luljeta Kopliku tregoi për Haxhiajn dhe bisedën e fundit me të shoqin, i cili i ishte ankuar se; “Nuk ngopem dot me oksigjen”. Ndërkohë që vetëm pas 30 minutash nisje për në Rinas, ajo ishte njoftuar nga personeli i avionit se Bashkim Kopliku kishte ndërruar jetë, ende pa hipur në bordin e mjetit fluturues.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb