Keni frike se hakerat vjedhin të dhënat apo agjentët e inteligjencës së shtetit mund t’ju përgjojnë telefonin?

SnoopSnitch është një aplikacion për pajisjet me sistemin Android që analizon valët e telefonit tuaj për të kuptuar nëse dikush është duke dëgjuar bisedat tuaja telefonike apo duke monitoruar lokacionin tuaj.

Për dallim prej aplikacioneve standarde kundër virusëve, të cilat janë të dizajnuara për të parandaluar ndërhyrjet apo vjedhjen e të dhënave personale, SnoopSnitch kap stacionet e rreme mobile. Prandaj, ky aplikacion është ideal për t’iu shmangur përgjimit nga agjencitë qeveritare.

Aplikacioni është krijuar nga firma gjermane Security Research Labs, dhe mund të shkarkohet falas nga Play Store. Fatkeqësisht, ju duhet një pajisje të cilës i është bërë “root” dhe që ka çipset Qualcomm për ta përdorur atë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: