Edward Snowden, informaticieni amerikan i cili u bë burim i zbulimeve në lidhje me programet sekrete të përgjimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkruar sot në platformën “Twitter” ku ka nisur së kërkuari llogari Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA).

“Ju më dëgjoni tashmë?”, shkroi pyetjen e tij të parë në Twitter, të publikuar rreth orëve të pasdites, dhe menjëherë e ka postuar këtë mesazh dhjetëra mijëra herë.

Llogaria e tij @Snowden, e certifikuar nga “Twitter” ishte disa minuta pas shfaqjes së tij, tashmë e ndjekur nga qindra mijëra persona.

“Më parë punoja për qeverinë. Tashmë punoj për mbarë publikun”, shpjegoi ai, ndërsa qëndron i fshehur në Rusi.

Ai u prezantua si drejtuesi i Fondacionit “Freedom of the press”. (Liria e shtypit).

Edward Snowden ndodhet aktualisht i strehuar në Moskë. Ai është i kërkuar për veprimtari spiunazhi dhe vjedhje të dokumentave në pronësi të Shtetit. Informaticieni rrezikon deri në 30 vite burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: