TIRANË

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, kryeministri Rama ka komentuar edhe letrën e dërguar në adresë të tij nga një grup i socialistëve të larguar. Në letër, socialistët kërkonin ndryshime në programin dhe statusin e partisë. Në përgjigje Rama u ‘kap’ me pyetjen e gazetares e cila përdori termin, ‘socialistë të vjetër’.

“Nuk ka socialistë të vjetër, janë gjithnjë të rinj, mos harroni Dritëro Agollin ishte më i moshuar se ju me dekada, por ishte më i ri se ju. Kështu që mos flisni për socialistë të vjetër, të jesh socialist, do të thotë të mos jesh asnjëherë i vjetër. Jam këtu për ata që kanë humbur shtëpitë, socialistët e kanë shtëpinë top, të tjerat janë luks. Nuk kemi problem me shtëpinë socialiste” u shpreh Rama.

Në prag të Kongresit të Partisë Socialiste, 8 anëtarë të kësaj force politike, mes tyre ish-zyrtarë të lartë, kanë dërguar një mocion me kërkesën për reformimin e partisë. Përmes mocionit kërkohet rishikimi i programit dhe statutit të partisë, duke theksuar se duhet përjashtuar nga partia çdokush që ka manipuluar votat në zgjedhjet brenda saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb