TIRANE – Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më 9 mars. Lajmi konfirmohet për “News24” nga Sekretari Organizativ i kësaj partie, Blendi Klosi.

Asambleja do të mblidhet 10 ditë përpara Kongresit të 19 marsit, për të miratuar rendin e ditës së këtij të fundit. Sipas burimeve, rendi është parashikuar të nisë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.

Më pas do të prezantohet projekt-statuti i përpiluar nga grupi i punës, i kryesuar nga Fatmir Xhafajt, për ndryshimet dhe përmirësimet statutore. Po ashtu mësohet se në asamble mund të diskutohen edhe kërkesat e Arta Dades dhe disa deputetëve të tjerë socialiste, të cilët kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve në parti si dhe zbatim të statutit.

Nisja e asamblesë mësohet se do të jetë e hapur për mediat, e më pas pikat e tjera do të vijojë me dyer të mbyllura.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb