Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në “Facebook” një mesazh të kreut të PS Kamëz, Ramadan Cani drejtuar kryetarëve të organizatave.

Cani iu kërkon të sjellin sa më shpejt listat me emrat e anëtarëve të Partisë që duan të bëjnë legalizimin e shtëpive. Afati i fundit është 22 shtatori, ndërkohë që Cani kërkon që listat të kenë në fund nënshkrimin e krerëve të organizatave.

Nuk dihet se sa i vërtetë është ky mesazh por Berisha thotë se ‘ky është legalizimi i Edvin Kristaq Ramës!”

SMS-ja
Të gjithë kryetarëve të Organizatave. Deri të premten më datë 22/10/2016 do të bini listat e anëtarëve të Partisë që duan të bëjmë legalizimin e shtëpive. Detyrimisht duhen këto të dhëna:
1. Emri, Atësia, Mbiemri
2. Nr.i telefonit
3. Lagjja ku banon secili
4. Nënshkrimi i çdo kryetari në fund të listës

Këto dokumente të dorëzohen tek selia e PS në rrugën e Laknasit 100 nga rreth rrotullimi i Kamzës. Me respekt kryetari i PS Ramadan Cani.

berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb