Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se socialistët sot duhet që të kërkojnë së paku një ndjesë të pjesshme.

Minxhozi thekson se shumë premtime që janë bërë, janë vonuar. Ai shton se nuk mundet që të ngrihet fushata vetëm duke kritikuar kundërshtarin.

“Partia Socialiste bën fushatë vetëm duke thënë se opozita nuk ka asgjë. PS nuk del ballëhapur dhe t’ju thotë qytetarëve se çfarë ka bërë vetë edhe çfarë nuk ka bërë vetë, por tregon se alternativa kundër qeverisë nuk është aq e mirë dhe se njerëzit prandaj duhet të votojnë për maxhorancën. nuk besoj se ka sens që fushata të ngrihet mbi këtë taktikë.  Viti 2020 kishte disa kriza.

PS duhet të dalë edhe duke thënë edhe se çfarë ka bërë. Qytetarët u lodhën me pandeminë. Kjo bie mbi qeverinë në radhë të parë, sepse opozita nuk ka gjë në dorë. Ka pasur vonesa në shumë çështje që janë premtuar.  E di që nuk është normale që të kërkohet ndjesa duke dashur të kërkosh votën, por besoj se duhet një ndjesë e pjesshme nga PS për proceset e ngadalta, ku hyn edhe integrimi i vendit, që ka qenë me hapa shumë të vegjël, patjetër edhe për arsye të jashtme. Socialistët duhet të kërkojnë një ndjesë të pjesshme”, u shpreh Minxhozi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb