Fishekzjarre, brohoritje për fitore, por edhe thirrje “Rama Ik”, kështu u prit në njësinë 8 në kryeqytet, lideri demokrat Lulzim Basha.

Kryedemokrati, kujdesej që të takonte të gjithë ata që i dilnin për ta përshëndetur. Kishte dhe nga ata që kishin kërkesa të veçanta për Bashën. Një i moshuar, i kërkoi Bashës që t’ia ruaj votën, pasi frika e tij qëndronte se mos ia “vidhnin”.

Ndërkohë kryedemokrati, tha se askush nuk do të vjedhë të ardhmen e fëmijëve.

I moshuari: Ruani votën se do na e vjedhin.

Lulzim Basha: S’do të na vjedhin asgjë, nuk e rrëmbejë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Qytetari: Urime për fushatën!

Lulzim Basha: Faleminderit shumë!

Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.

Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!

Mes qytetarëve që nuk nguruan t’i shprehnin mbështetjen Bashës, ishin dhe socialist të zhgënjyer që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill. 

Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.

Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

Qytetari 2: Suksese të ectë mbarë!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Qytetari 2: 14 vjet ja kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.

Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialistë të ndershëm që votojnë për Shqipërinë.

Qytetari 2:
E paçi faqen e bardhë!

Lulzim Basha: Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb