TIRANE – Vetëm pak kohë pasi zuri vendin e Sofisë krah Arian Çanit, u tha se Andonia Dobi e ka braktisur atë. Burime të ‘Gazetës Express’ brenda TvKlan mohojnë këto lajme, duke bërë të ditur se vajza do të udhëtojë drejt Milanos, por do të kthehet sërish.

“Andonia do të udhëtojë për në Milano pasi të mbarojë sezoni i “Zonë e lirë”, për të biseduar me një agjenci mode atje, pasi pas prezantimit të fotografive të saj të fundit interesimi ishte i madh për të dhe mbetet të shihet për marrëveshjet që do të arrihen me agjencitë italiane”, -tha burimi, i cili zbuloi se “Sofia” e re paguhet rreth 400 euro në emisionin e Çanit.

Bukuroshja Andonia Dobi, e cila zuri vend në ekran krah prezantuesit të njohur, vazhdon me aktivitetet e saj të modës si pjesë e “Sonny’s Angel”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: