Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi në një postim në Facebook ka shprehur falënderime për organizatorët e “Sofrës së Tiranës”, për titullin që i kanë akorduar stërgjyshit të tij, Masar Këlliçi me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në hedhjen e themeleve të shtetit modern shqiptar”.

“Në rrafshin personal ishte një nder i veçantë për mua të pranoja në emër të familjes Këlliçi, titullin “Misionar i Vlerave”, akorduar stërgjyshit tim Masar Këlliçi me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në hedhjen e themeleve të shtetit modern shqiptar”.

Ndjehem i privilegjuar që ky titull mu dorëzua nga duart e komunitetit tim, nga njerëzit që ndajnë të njëjtat rrënjë, kujtime dhe dashuri për këtë qytet, nga një personalitet si Prof. Dr. Nevila Nika, një ndër studiueset dhe arkivistet më të njohura në vend”, shkruan Këlliçi në facebook.

Më tej, ai shkruan se sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të nxisim brezin e ri jo vetëm ta dojë Tiranën, por ta kuptojë, ta mbrojë, ta bëjë atë të vetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb