Sopranoja e njohur Ermonala Jaho ka interpretuar në “Sofrën Tiranase”, një festë e traditës kryeqytetase e organizuar nga Fondacioni “Arben Tafaj”.
Rrugëtimi emocional i sofrës për më shumë se një çerek shekulli dhe ideali i Arben Tafajt për të mos e komercializuar duke e ruajtur si vlerë shpirtërore të Tiranës u përçua përmes emra artistësh e pjesësh artistike që përcollën më të mirën e kulturës së zonës.
Një festë me këngë dhe valle, sofra tiranase erdhi në edicionin e 31-të në Pallatin e Kongreseve duke ngjitur në skenë emra përfaqësues në lami të ndryshme kulturore.
“Sofra Tiranase” kremton më të mirën e artit por edhe të shijes, duke u mbështetur edhe nga “Birra Tirana”, e cila është cilësuar si mbretëresha e qytetit të Tiranës me një traditë që zë fill në vitet 1960, duke u bërë një pjesë integrale e kryeqendrës së vendit.
Të ftuarit shijuan Birrën “Tirana” në koktejlin pritës përpara koncertit, në çdo tavolinë siç bëjnë prej dekadash në festat e gëzimet e tyre.
Tashmë “Birra Tirana” me teknologjinë dhe investimet e kryera, ofron cilësi të lartë dhe autenticitet për konsumatorin, kudo ku ajo shijohet dhe bëhet pjesë e tryezave dhe ngjarjeve festive.
(BalkanWeb)