Gazetari Sokol Balla, njëherësh moderatori i emisionit “Real Story” në News 24 ka ndarë një mesazh ngushëllimi për familjen Hysenbelliu përmes Tëitter pas ndarjes nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.
Balla thotë se Hysenbelliu ishte nga ata njerëz që të kontaktonte kur kishe nevojë, dhe se iku nga kjo botë kur kishin më shumë nevojë për të.
“Kasem Hysenbelliu, ishte nga ata njerëz që të kontaktonte, kur mendonte se ti kishe nevoje për mbështetje. Iku, pa shqetësuar askënd, pa kërkuar ndihmë, kur kishte më shumë nevojë për të. Respekt për punën dhe emrin e tij dhe të familjes”,- shkruan Balla.
Kasem Hysenbelliu, ishte nga ata njerez qe te kontaktonte, kur mendonte se ti kishe nevoje per mbeshtetje. Iku, pa shqetesuar askend, pa kerkuar ndihme, kur kishte me shume nevoje per te. Respekt per punen dhe emrin, e tij dhe te familjes.
— Sokol Balla (@sokolballa) December 5, 2020
(BalkanWeb)