Sokol Cikalleshi po përjeton periudhën më të bukur si brenda dhe jashtë fushe. Pas paraqitjes fantastike ndeshjen e fundit me Akhisar Belediyespor në kampionatin turk, sulmuesi ka mësuar se për të parën herë do bëhet baba.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Kornelia Cikalleshi, me një postin në rrjetin social “Instagram”. Ajo që bie më shumë në sy në postimin e Kornelias, janë fjalët në diçiturën e fotos: “Goli më i bukur i Sokol Cikalleshit po rritet brenda meje. Tani rrahin tre zemra”.
18447772_10213023178793501_1987476889_n-1
(e.k/BalkanWeb)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb