TIRANE

Sokol Cikalleshi mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”. E dimë shumë mirë sa i aftë është ai në fushë, por “prapaskenat” dhe vështirësitë që ai ka kaluar për të mbërritur aty, shumë pak njerëz i dinë.

I pyetur nga fëmijët për momentin më të vështirë në karrierën e tij, Cikalleshi u përgjigj:

“Në moshën 20-vjeçare, kur isha në kulmin e karrierës, pata një dëmtim. Kisha dhimbje te muskujt dhe problemin e kisha te dhëmbët, që askush nuk e gjente. Për 13 muaj kam ndenjur jashtë fushe, e lashë edhe futbollin. Pas një periudhe shumë të gjatë pikëllimi, si për mua dhe për familjen, sepse isha një djalë që kishte ëndrra dhe talent për t’u bërë futbollist, ëndrra m’u pre në mes. Por një doktor shumë i mirë në Itali ma gjeti problemin dhe u riktheva prapë nga e para dhe u bëra futbollist.”

Ndërsa sa i përket momenteve më të lumtura, ai ka veçuar dy. Nga ana e karrierës, Europianin, ndërsa nga jeta private ka veçuar momentin kur u bë baba.

“Momentet e gëzuara kanë qenë shumë. Një nga ato ka qenë pjesëmarrja në Europian. Ndërsa nga jeta ime personale ka qenë patjetër ardhja e vajzës sime në jetë. Është një emocion që sado të përpiqesh ta shpjegosh me fjalë, nuk e shpjegon dot po nuk e përjetove”, -ka thënë futbollisti.

Një surprizë e bukur gjatë emisionit ishte ardhja në skenë e vajzës 3-vjeçare të Cikalleshit, Rajnas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: