Sokol Cikalleshi është shumë pranë firmës me skuadrën e njohur turke të Goztepe. Sipas mediave turke, Goztepe ka një marrëveshje me Sokol Cikalleshin, që deri në sezonin e kaluar ishte pjesë e Osmanlisporit.

Klubi i Osmanlisporit ka gjetur akordin me skuadrën e Goztepes për sulmuesin shqiptar, ndërkohë që nuk ka një shifër të saktë për shumën që është paguar për sulmuesin e kombëtares.

Skuadra e Osmanliospor ra nga kategoria sezonin e kaluar por Cikalleshi do të vazhdojë të luajë në superligën turke por tashmë me një fanellë të re. Cikalleshi mbërriti në Turqi në 2015 dhe që nga ajo kohë ka luajtur për Basaksehirin, Aksiharin dhe Osmanlisporin. Gjatë 3 viteve ai ka shënuae 27 gola në 80 aktivizime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb