Sokol Sadushi do të mbajë sërish postin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës. Mësohet se Sadushi do të mbajë këtë post edhe për një tjetër mandat 4-vjeçar.

Siç thuhet edhe në njoftimin në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës, përzgjedhja u bë në sajë të një konkursi të hapur dhe transparent.

“Sot, më datë 14.11.2018, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës bazuar në pikën 1/c të nenit 248 dhe 250 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas një konkurrimi të hapur dhe transparent, emëroi z. Sokol Sadushi drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat të dytë katërvjeçar.”, thuhet në njoftim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb