Ish- përfaqësuesi i lartë i BE-së, Havier Solana në një shkrim  në “Projekt Sindikejt” thotë se marrëveshja e Prespës mund të shërbej si një model për zgjidhjen e kontesteve tjera në rajonin e Ballkanit.

“Kjo marrëveshje është një frymëzim për një rajon që mbetet i ngatërruar dhe bllokuar nga mosmarrëveshjet rreth identiteteve etnike dhe kombëtare. Ballkani dhe jo vetëm Ballkani ka nevojë për një narrativ të ri të bazuar në prioritetet e vërteta të popullit, pikërisht atë që parashikon Marrëveshja e Prespës” thekson ish-kreu i diplomacisë evropiane.

Si shembuj Solana i rënditë kontestin mes Kosovës dhe Serbisë si dhe tensionet politike në Bosnjë Herecegovinë dhe Republikën Serbe.

Por, sipas Havier Solanës ”nëse e diela përfundon mirë”, konretisht nëse kalon referendumi, ai do ta kthejë shpresën për gjithë rajonin e Ballkanit.

Për Solanën, Marrëveshja e Prespës, po të kalojë, do të nënkuptojë gjithashtu kundërshtimin e “kthesës globale ndaj shovinizmit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb