Nuk ka fitues në sfidën Atalanta-Juve, por të dy ekipet shijojnë pikën e marrë pas barazimit 0-0. “Zonja e Vjetër” e sheh veten -4 pikë në raport me dy ekipet e Milanos pas javës së 7-të, plus një nga Atalanta. Bergamaskët ishin superior, të paktën në shifra dhe në raste, teksa krijuan më shumë volum loje, madje goditën edhe shtyllën, u desh një mrekulli e Szczensy për të mbajtur Juven në lojë. Kjo ishte sfida e katërt radhazi, që Atalanta e mbyll pa pësuar gol, një meritë të padiskutuar në këtë ka edhe Berat Gjimshiti, një nga lojtarët më të mirë në këtë sfidë, i vlerësuar me notën 6,5:

“Limiton Kean në të gjithë mënyrat e lejuara, në qendër të mbrojtjes ka gjetur stabilitet dhe shkëlqim. Me kokë është i rrezikshëm në çdo goditje këndi, në një rast tremb badhezinjtë”, shkruajnë mediat italiane.
Në përfundim të sfidës, Allegri u ngacmua edhe një herë në lidhje me garën për titull, çfarë kanë më shumë Inter, Milan e Napoli se sa Juve:
“Duhet të përqendrohemi në atë që mund të bëjmë ne. Ky për ne është një cikël i ri, me shumë lojtarë të rinj, me pak eksperiencë në futbollin italian. Duhet të luajmë duke njohur limitet tona, vetëm nëse luajmë si skuadër mund të bëjmë mirë”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.
(BalkanWeb)