TIRANE

Besimtarët e një vendi të vogël si Shqipëria, shprehin mesazhe solidariteti dhe paqe me viktimat e Zelendës së Re. Rituali i faljes së kësaj të premte për besimtarët myslimanë në 40 xhamitë e Tiranës pati një dedikim për shpirtrat e 50 të vdekurve nga sulmi terrorist i javës së shkuar në dy xhami. Besmitarët bënë lutje për paqe dhe harmoni mes besimeve të ndryshme dhe apeluan për bashkëjetesë në vëllazëri me të gjitha besimet fetare.

Ndërkohë që për vrasjen e 50 besmitarëve u arrestua një 28 vjecar i cili përcolli “live” në Facebook nëpërmjet një kamere që kishte në trup sulmin, ku dëgjohej të thoshte se ishte nga Australia dhe quhej Brenton Tarrant. Pamjet e tregonin duke qëlluar pa dallim mbi burra, gra e fëmijë brenda xhamisë “Al-Noor”.

Lutjet e kësaj të premte në xhamitë e Tiranës i janë kushtuar viktimave të pafajshme të Zelandës së re. Besmitarët myslimanë u solidarizuan me aktin e rëndë terrorist të ndodhur pak ditë më parë dhe shpërndanë mesazhe paqeje mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb