Menjehërë pas vënies në dijeni të situatës së krijuar në Shqipëri nga tërmeti me magnitudë 6.4 Rihter, drejtuesit e Fondacionit SOROS shprehën solidaritetin me familjet dhe njerëzit që po vuajnë pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.

Në përgjigjie të situatës dhe përballimit të pasojave post-tërmet, është vënë në
dispozicion fondi prej 500 mijë dollarë për fazën e rimëkëmbjes dhe rindërtimit për të prekurit dhe dëmtuarit nga tërmeti. Fondi në fjalë do të vihet në dispozicion të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë i cili do ta vërë atë në shërbim të qytetarëve më vulnerabël e që po perballen me pasojat me të
rënda.

Ndërhyrje të tilla të jashtëzakonshme Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka ndërmarrë gjithmonë në vënde që janë partnerë strategjik dhe që kanë një lidhje të fortë me aktorët e shoqërisë civile, me qëllim, ofrimin e mbrojtjes së menjëherëshme të operacioneve humanitare dhe rimëkëmbëse.

Xhorxh Soros dhe Fondacionet për Shoqëri të Hapur janë me zemër pranë Shqipërisë, shoqërisë shqiptare dhe të dëmtuarve që po përballen me pasojat e rënda të tërmetit. Xhorxh Soros dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur kanë një histori të gjatë bashkëpunimi me Shqipërinë e cila daton me vitin 1992 kur Fondacionet nisën aktivitetin e tyre. Mbi 130 milionë dollarë janë ofruar prej vitit 1992 për një shoqëri të hapur për shqiptarët.

#TërmetiShqipëri #LutemiPërShqipërinë #EarthquakeAlbania #PrayForAlbania

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb