Në da Luz të Lisbonës askush nuk feston, nuk feston as Ajax pasi barazimi 2-2 i rri ngushtë “harkëtarëve” të cilët në pjesën e parë kaluan dy herë në avantazh, ndërsa Haller ishte protagonisti kryesorë. Tadic kaloi holandezët në avantazh në minutën e 18-të ndërsa në minutën e 26-të, Haller ishte i pafat duke devijuar topin në portën e tij dhe duke i dhuruar Benfikës barazimin.

Ajax
Ajax

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, korrigjoi po vetë teksa tre minuta më pas rikthehu sërish Ajax në avantazh. Në pjesën e dytë, Benfika u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi dhe në minutën e 72-të Yaremchuk, i sapo hedhur në fushë dërgoi topin në rrejte duke sigluar shifrat në 2-2. Sulmuesi ukrainas festoi në mënyrën e tij origjinale, hoqi bluzën duke shfaqur mbështetjen për vendin e tij i mbërthyer nga lufta me Rusinë.

222529900 096a47ad 8007 4822 B448 37432d0cf0f9
222529900 096a47ad 8007 4822 B448 37432d0cf0f9

Ky barazim lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, sigurisht me Ajax që ka një bonus më shumë, mjafton të fitojnë për të kaluar më tej në çerekfinalet e Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb