Greqia nis ndihmat e para për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Ministria e Jashtme të Greqisë në një deklaratë për mediat ka treguar ndihmën që po i ofrohet Turqisë, ndërsa bëhet fjalë për 4 maune me veshmbathje dhe ushqime.

“Greqia vijon me solidaritet të kontribuojë për lehtësimin e situatës dramatike të popullit turk, duke i’u menjëherë çdo kërkese të autoriteteve të vendit fqinj për ndihmë. Në këtë kuadër niset sot anija M/V Neptune Okeanis në një udhëtim të ofruar falas nga kompania greke Neptune Lines Shipping & Managing Enterprises, që madje devijon nga itinerari i zakonshëm apostafat për këtë mision me ndihma humanitare të mbledhura gjatë ditëve të fundit nga bashki, periferi e fondacione të ndryshme greke. Anija do të transportojë në Turqi 4 maune me 250 m3 ndihma të mbledhura nga solidarizimi i qytetarëve të Greqisë, përfshi batanije, veshmbathje, ushqime, soba ngrohje, ilaçe e pajisje mjekësore e një sërë materiale të tjera të domosdoshme për të prekurit nga tërmeti, që përmbahen në listën e autoriteteve turke.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme greke.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: