Parlamenti shqiptar i kushtoi seancën e sotme plenare Ukrainës, duke u solidarizuar me ngjarjet që po ndodhin në këtë shtet, pas agresionit rus. Të gjithë deputetët ishin veshur me bluza me flamurin e Ukrainës, apo kishin vendosur fjongo në rrobat e tyre.

Që në nisje të seancës deputetët u ngritën në këmbë për të përkrahur me duartrokitje në shenjë solidarizimi për luftën në Ukrainë si dhe për të nderuar pjesëmarrjen në seancë të ambasadorit Volodymyr Shkurov, i cili është përlotur gjatë duartrokitjes së deputetëve.

Ishte deputeti i Parisë Demokratike, Dashnor Sula që shpërndau në 140 bluza në karrigen e secilit ligjvënës, ndërsa në to shkruhej; “We Stand with Ukraine”- Solidarizohemi me Ukrainën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb