Sot më shumë se kurrë Ole Gunnar Solskjaer ndihet i rrezikuar. 7 pikë në 6 javë kampionat janë treguesi më i qartë i krizës që ka mbërthyer Man.United. Kjo situatë, ku kthesa duket shumë larg, ka bërë që drejtuesit e klubit të nisin punën për të menduar pasuesin e tij. Në Angli nuk kanë asnjë dyshim në këtë pjesë, Solskjaer është në prag shkarkimi, ndërsa emri i parë dhe më i rëndësishmi që mbetet në tavolinën e drejtuesve të klubit është Mauricio Pochettino. As ish trajneri i Tottenham Hotspur nuk fshihet më, shprehet i gatshëm në çdo moment të ulet në stolin e një ekipi:

Pochetino
Pochetino

“Jam gjithnjë gati të rikthehem në fushë. E dashuroj futbollin, është pasioni im, jo thjeshtë puna ime. Nuk mendoj se është stresuese të futesh në fushë e të stërvitësh”, u shpreh Pochettino në një intervistë për “Sky”. Ish trajneri i “gjelave” së bashku me Allegrin janë dy nga trajnerët më të lakuar në tregun e transferimeve, për më tepër të papunë prej kohësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb