Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, beson se skuadra e tij është ende në lojë pavarësisht humbjes në Old Traford ndaj Barcelonës.

Djajtë e Kuq u mundën me rezultatin e ngushtë 0-1 në Old Trafford, prandaj duhet të fitojnë në Camp Nou për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“E nisëm keq dhe me pak me emocione. Pas golit që pësuam, filluam të zhvillojmë lojë të mirë. Bëmë paraqitje shumë të mira individuale në mesfushë. Pavarësisht humbjes në minimale jemi akoma në lojë”, ka deklaruar Solskjaer.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb