Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë ndaj një autobusi me futbollistë në Kismayo të Somalisë, njoftoi media shtetërore.

Sipas Televizionit Kombëtar të Somalisë (SNTV), sulmi terrorist po ashtu ka lënë të plagosur dhjetë persona.

Thuhet se shpërthimi në autobus ka ndodhur si pasojë e aktivizimit të një eksplozivi të vendosur në rrugë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb