Të paktën 80 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, në mesin e të cilëve edhe dy shtetas turq.

“Në sulmin me bombë në Mogadishu kanë humbur jetën rreth 80 persona prej të cilëve dy shtetas turq”, tha ambasadori i Turqisë në Mogadishu Mehmet Yılmaz .

Një pjesë të plagosurve janë dërguar në spitalin Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytet, njoftoi ambasadori turk. “Në spital po trajtohen 36 persona. 9 të plagosur janë marrë nën operacion. Sipas informacionit që kemi marrë ka rreth 80 të plagosur”, u shpreh ai.

– “Kapaciteti i spitalit turk është i mjaftueshëm”

Ai më tej njoftoi se ambasada është në kontakt të afërm me autoritetet në Turqi dhe Somali, duke shtuar se janë duke e vlerësuar kërkesën e Somalisë për avion-ambulancë nga Turqia për të plagosurit.

Yılmaz potencoi se spitali Recep Tayyip Erdoğan ka kapacitet të mjaftueshëm për t’i trajtuar të plagosurit.

Ai shtoi shqetësimin se numri i viktimave nga shpërthimi mund të tejkalojë shifrën 100.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, nëpërmjet rrjetit social Twitter, shprehu ngushëllime.

“Gjithmonë do të jemi pranë shtetit vëlla Somali. Do të vazhdojë me vendosmëri lufta jonë kundër terrorit”, shkroi ai.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, autobomba ka shpërthyer në afërsi të qendrës doganore në kryeqytet, përderisa kalonte një autobus me studentë universitar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb