Disa ushtarë somalezë kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë u plagosën kur me një autobombë u krye sulm vetëvrasës mbi një bazë ushtarake në provincën jugore Shabelle e Mesme.

Një zyrtar ushtarak në rajon konfirmoi sulmin, por nuk dha detaje mbi numrin e viktimave, ndërsa mediat lokale theksojnë se të paktën tre ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë u plagosën, përfshirë një komandant i lartë ushtarak.

Kampi gjendet në afërsi të Biyo-Ade në periferi të qytetit Mahadaya, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Mogadishu.

Organizata terroriste Al-Shabaab, e lidhur me Al-Kaedën, mori përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ndodh disa ditë pasi një vetëvrasës me bombë hodhi veten në erë para kampit ushtarak në kryeqytetin Mogadishu, duke shkaktuar vdekjen e së paku 25 personave dhe plagosjen e më shumë se 40 personave të tjerë. Al-Shabaab edhe në këtë rast mori përgjegjësinë për sulmin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb