Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një person shpëtheu veten në një dyqan çaji në lagjen Wadajir të kryeqytetit Mogadishu.

Dadir Hassan, një oficer i policisë në kryeqytetin Mogadishu, tha se sulmi vetëvrasës shënjestroi një dyqan çaji të frekuentuar nga njerëzit pranë një baze të madhe ushtarake në Mogadishu.

“Është herët për të shpallur numrin aktual të njerëzve që u vranë ose u plagosën në sulm, por deri më tani ne e dimë se u vranë të paktën 10 persona, përfshirë ushtarë”, tha Hassan.

Ai shtoi se disa njerëz, shumica e tyre civilë, po ashtu u plagosën nga shpërthimi vetëvrasës dhe ata u dërguan me urgjencë në spitale për trajtim.

Oficeri i policisë tha se forcat e sigurisë nga agjenci të ndryshme të qeverisë arritën në vendngjarje dhe se aktualisht hetimet janë duke u zhvilluar.

Asnjë grup akoma nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës, por policia fajësoi terroristët e al-Shabaabit se janë pas sulmit.

Al-Shabaab, një anëtare e Al-Kaidës, ishte pas një sulmi me kamion në tetor të vitit 2017 ë Mogadishu, ku humbën jetën rreth 600 persona dhe u konsiderua si sulmi më i keq në historinë e kombit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb