Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në sulmet e organizatës terroriste Al-Shabaab kundër civilëve në Somali.

Mohammed Mahmud, zëvendësshefi i policisë në rrethin Galmudug, njoftoi se të paktën 20 civilë u vranë kur militantët hapën zjarr pas një sulmi vetëvrasës.

Ndërkaq, Al-Shabaab pretendoi të ketë vrarë të paktën 34 ushtarë në sulme.

Organizata terroriste shpesh organizon sulme  ndaj forcave të sigurisë dhe vendbanimeve civile në vend.

Ndërkohë, në Somali janë duke vazhduar operacionet e ushtrisë kundër militantëve. Ditët e fundit, gati 300 anëtarë të organizatës janë neutralizuar në këto operacione.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb