Somalia dhe Kenia kanë  rivendosur  marrëdhëniet diplomatike pas disa muajsh.

Kryeministri somalez, Mohamed Hussein Roble, u takua në Mogadishu me ambasadorin kenian Lucas Tumba, për herë të parë që nga kriza diplomatike midis dy vendeve.

“Kryeministri dhe ambasadori vlerësuan nevojën për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zhvilluar bashkëpunimin”, theksohet në deklaratën e zyrës së kryeministrit somalez pas takimit.

Më 15 dhjetor të vitit 2020, Somalia ndërpreu të gjitha lidhjet diplomatike me Kenian fqinje, të cilën e akuzoi për ndërhyrje në punët e saj të brendshme dhe shkeljen e integritetit territorial.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar pas një mosmarrëveshjeje mbi kufirin detar në rajonin e Oqeanit Indian, i cili është i pasur me naftë dhe gaz.​​​​​​​

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb