Neymar ia doli më në fund të shënonte golin e parë në Botëror në ndeshjen kundër Kosta Rikës e fituar me shifrat 2-0.
Ky nuk ka qenë momenti i vetëm për t’u evidentuar i O’Ney, i cili mbi të gjithë dhuroi edhe spektakël në fundin e ndeshjes. 26-vjeçari me një ‘sombrero’ spektakolare i dha fund karrierës së Yeltsin Tejeda, i cili u ngushëllua me faktin se shoku i tij i hoqi topin brazilianit.
Kujtojmë që braziliani nuk është hera e parë që bën të tillë veprime. Madje ai njihet si specialist i ‘sombreros’.
(BalkanWeb)