Heroi i Tottenhamit, koreano jugori Son Heung-Min pas fitores ndaj Manchester Cityt ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren pasi ata nuk dorëzohen kurrë por luftojnë për 90 minuta.

“Mendoj se merituam fitoren, ishim mëtë saktë se ata. E dua këtë stadium, është fantastike të luash këtu dhe jam shumë mirënjohës që kam mundësinë që të luaj në këtë stadium”, është shprehur ylli i Tottenhamit.

Goli i Son Heung-Min i jep disi qetësi ekipit të Totenhemit pasi rrit shanset për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por kualifikimi mbetet ende i hapur pasi luhet një tjetër ndeshje e madhe në “Etihad”më 17 prill.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb