Sonda europiane Solar Orbiter e drejtuar drejt Diellit është lëshuar nga baza amerikane e Cape Canaveral me anë të një rakete ‘Atlas 5’.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fillon kështu misioni më ambicioz i organizuar ndonjëherë drejtpërdrejt në yllin tonë, e realizuar nga Agjencia Hapësinore Europiane (Esa) në bashkëpunim me Nasan. Një nga dhjetë instrumentet e saj është zhvilluar nga universiteti i Firenzes.

Pas dy shtyrjeve, misioni filloi udhëtimin e tij, i cili në tre vjet do ta çojë sondën në 42 milion kilometra nga Dielli.

Nisja shfrytëzoi shtrirjen midis Tokës dhe Venusit, e cila lejoi vendosjen e sondës përgjatë trajektores ideale për të ndjekur saktë rrugën e saj, duke shfrytëzuar shtytjen gravitacionale të dy planeteve.

Duke e çuar sondën në distancën më të afërtën me Diellin të arritur ndonjëherë, ajo do të ketë mundësi të kapë pamjet e para të yllit tonë dhe të sigurojë të dhëna të vlefshme për të studiuar fushën magnetike.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb