NASA ka zgjatur misionin e anijes së saj kozmike ”Osiris-Rex” për nëntë vjet për të arritur një destinacion të ri, deklaroi agjencia hapësinore amerikane.

Anija kozmike ”Osiris-Rex” po kthehet aktualisht në Tokë për të ofruar mostra të asteroidit Bennu që mblodhi në vitin 2020.

E riemërtuar OSIRIS-APophis EXplorer (Osiris-Apex), anija kozmike do të ridrejtohet për të takuar Apophis, një asteroid me diametër afërsisht 370 metra që do të arrijë brenda 32 000 kilometrave nga Toka në vitin 2029.

“OSIRIS-APEX do të hyjë në orbitë rreth Apophis së shpejti pas fluturimit të asteroidit mbi Tokën, duke ofruar një vështrim të paparë nga afër të këtij asteroidi të tipit S,” tha NASA në një deklaratë.

Anija kozmike duhet të studiojë ndryshimet në asteroid të shkaktuara nga kalimi i afërt i Tokës dhe të përdorë shtytësit e gazit të anijes kozmike për të tentuar të heqë dhe studiojë pluhurin dhe shkëmbinjtë e vegjël mbi dhe nën sipërfaqen e Apophis.

NASA tha se po zgjeron misionet e shkencës planetare të gjithsej tetë prej anijeve të saj kozmike.

“Misionet e zgjeruara na ofrojnë mundësinë për të shfrytëzuar investimet e mëdha të NASA-s në eksplorim, duke mundësuar që operacionet shkencore të vazhdojnë me një kosto shumë më të ulët se zhvillimi i një misioni të ri”, shpjegoi Lori Glaze, drejtore e Divizionit të Shkencave Planetare në selinë e NASA-s në Uashington.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: