SHBA– Një sondazh i përbashkët mes kompanisë GfK dhe agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) tregoi se kandidati për garën presidenciale në Partinë Republikane, njëkohësisht biznesmeni miliarder i pasurive të patundshme, Donald Trump nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve amerikanë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Në sondazhin e kryer me 1 076 persona doli se 69 për qind e të pyeturve dhanë mendim negativ për Trumpin.

Sondazhi u krye gjatë datave 13 mars – 4 prill në një bashkëpunim mes GfK-së dhe AP-së.

Ndërkohë, 55 për qind e të pyeturve shprehën mendim negativ edhe për kandidaten për garën presidenciale në Partinë Demokrate, ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Ky sondazh tregoi mbi të gjitha se të dyja partitë kanë probleme përsa i përket perceptimit të zgjedhësve ndaj kandidatëve që kryesojnë garën brenda këtyre partive.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: