Në një sondazh të realizuar për televizionin Channel 4, ka rezultuar se britanikët e rinj apo ata që nuk kanë votuar në referendumin e vitit 2016, do të votonin kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Në sondazhin e realizuar me 20,000 persona, vetëm pesë muaj para se Britania të largohet nga BE-ja, 54 për qind e britanikëve do të qëndronin si pjesë e bllokut evropian, në krahasim me 46 për qind që do të votonin sërish njëjtë.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka kundërshtuar vazhdimisht mbajtjen e një referendumi të ri, pavarësisht se ish-kryeminisrat, Tony Blair dhe John Major kanë bërë thirrje për një votim të dytë dhe rreth 700,000 persona kanë marshuar muajin e kaluar në Londër duke kërkuar po të njëjtën gjë.

Eksperti për zgjedhjet britanike, John Curtice, ka thënë se rezultati i secilit votim varet nga pjesëmarrësit.

“Çfarë qëndron mbrapa kësaj ka të bëjë më shumë me pjesëmarrjen”, ka thënë ai, duke shtuar se në disa zona ku është votuar në të mirë të Brexitit ka luhatje, pavarësisht se personat në moshë të shtyrë nuk kanë ndryshuar mendimin.

Sondazhet paraprake kanë treguar pak ndryshim të pikëpamjeve në opinionin publik lidhur me votimin për Brexit.

Në sondazhet para mbajtjes së referendumit ishte parashikuar gabimisht që Mbretëria e Bashkuar do të qëndronte në bllokun të cilit i është bashkuar më 1973.

Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit, shkruan rel.

Përkrahësit e Brexitit kanë thënë vazhdimisht se paraardhësi i kryeministres May, David Cameron ka thënë gjatë fushatës se votimi për Brexit do të jetë përfundimtar. Mirëpo kundërshtarët në anën tjetër, vlerësojnë se publiku duhet të ketë një tjetër mundësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb