Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, komentoi në “Real Story”, renditjen e tij në listën e qarkut të Tiranës.

Ai tha se pozicionimi si i 16-i nuk përbën asnjë problem, pasi ai do të japë kontributin e tij.

Duke iu referuar mandateve të siguruara nga PD në 2017-ën, Bumçi nuk është një prej fituesve, por megjithatë, ai thotë se nuk e shqetëson aspak ky fakt.

“Po të isha i 25-i s’do e kisha fare problem. Pas kaq vitesh njeriu s’është i përjetshëm, jam në këtë pozicion, i 16-i dhe po jap maksimumin për partinë time. A arrin Partia Demokratike 16 mandate në Tiranë? Në vitin 2009 kemi marrë 16 mandate. Ne kemi marrë në 2009. Në vitin 2005 dhe 2001, Partia Demokratike ka marrë në Tiranë rezultate të jashtëzakonshme, në Tiranë në 2001 kemi fituar 5 fitore direkte”, tha Bumçi.

Bumçi u ndal ndër të tjerat edhe tek sondazhet parazgjedhore, të pasqyruara nga mediat. Sondazhet kanë nxjerrë Partinë Socialiste si forcë e parë, Partinë Demokratike si forcë e dytë, por me rritje krahasuar me zgjedhjet e 2017 dhe LSI me rënie votash.

Bumçi tha se sondazhet nuk janë dhe aq të besueshme, e shtoi se sipas tij, Partia Demokratike e ka forcën tek të rinjtë që janë gjithnjë në rritje dhe bizneset në Tiranë, që sipas tij, janë rënduar së tepërmi nga taksat e larta të vendosura nga Bashkia.

“Parti
a Socialiste është tek 18, edhe përfaqësues të saj thonë që janë tek 18-a. Ata pranojmë që ne mbrojtje, në qendër të pushtetit qeveri dhe bashki, ata pranojnë që në mandatet shtesë s’marrin dy mandatet shtesë. Ne u futëm në 2017-ën në çadër. PS mori 17 mandate, i 18-i ishte Shpëtim Idriazi, ky është mandati i 18-ë i PS. Në kulimin e pushtetit Dajti i mbjellur me drogë dhe kulmin e pushtetit morën 17 mandate. Ka një rikthim të fuqishëm të rinisë tek Partia Socialiste. Unë kam pasur gjithmonë të rinj tek PD. Pas 2009 të rinjtë braktisën PD, në 2013 dhe 2017 janë pak të rinj të PD, ndërsa tek 2021, ka një rikthim të fuqishëm tek PD. Kanë një revoltë tek qeverisja e Edi Ramës. Ky është lajmi i parë, të rinjtë masivisht tek PD. Lajmi i dytë 90% i bizneseve janë masivisht me PD, të rrënuar, komplet, taksat bashkiake që janë rritur shumëfish nga koha e Bashës si kryebashkiak, taksa e tabelës, e arsimit, ndërtimin, taksa e pastrimit, tani mësova në takimet me bizneset ka shtuar edhe 15 mijë lekë të tjera, Bashkia e Tiranës është bërë rrënuese e qytetarëve. Në korsitë e biçikletave kanë falimentuar në rrugët e Tiranës”, përfundoi Bumçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: