Analisti Arjan Vasjari deklaroi në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, se nuk i beson sondazheve të bëra.

Ai tha se më shumë është i prirur të besojë tek horoskopi se sa tek sondazhet, kjo sepse sipas tij ka disa manipulime, e pretendon se këtë e ka të vërtetuar.

“Më shumë besoj horoskopin sesa sondazhet. Sondazhet synojnë ta ndërtojnë opinionin publik. Në këndvështrimin tim, për mua është një reflektim i dy problemeve të rënda. Janë një reflektim i një korrupsioni moral dhe politik që kanë depërtuar në sistemin tonë dhe sondazhet nuk i shpëtojnë saj. Media të caktuar pilotojnë sondazhe, bëjnë pjesë tek ajo pjesë e dytë që përpiqen të ndërtojnë opinionin publik. Këtë që thash e kam të pranuar. Të kthejmë kokën mbrapa dhe të shohim të sondazhesh, rezultati i zgjedhjeve ka qenë një përgënjeshtrim. Përveç kësaj nën trajte të tmerrshme, politika e këtyre 30 viteve ka krijuar shoqëri mosbesuese. Shoqëria nuk beson tek sondazhet. Një kolegu im pedagog, është kontaktuar për të dhënë një opinion, kishte komunikuar dhe nga përfundimi kur iu prezantova filloi presioni të më hapej dhe e kuptova më tha që ishte e rremë”, u shpreh Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb