SERBI- Mbyllen votimet në Serbi për zgjedhjet parlamantare, dalin sondazhet e para. Sipas sondazheve, Partia Progresive Serbe e Aleksander Vuçiç ka fituar rreth 56.2 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të mbajtura të dielën, një rezultat që, nëse konfirmohet zyrtarisht, do t’i jepte partisë së tij 177 vende në parlamentin serb të përbërë prej 250 sosh.

Në vend të dytë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiç dhe aleatët e saj brenda koalicionit të formuar për zgjedhje, me 10.9 për qind apo 34 vende, sipas projeksioneve të para, siç transpemton gazeta Express.

E treta renditet Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit, i cili së fundi është shfajësuar nga akuzat për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë – radikalët kanë marrë 7.3 për qind të votave, apo 22 vende.

Rezultatet zyrtare pritet të shpallen më 28 prill nga komisioni zgjedhor i Serbisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: