Për të llogaritur tërthorazi se sa nga pothuaj 3.6 milionë shqiptarët e listave zyrtare të votuesve, ndodheshin fizikisht në Shqipëri më 25 prill, zhvillova një sondazh elektronik me random SMS, të dërguara tek banorë 18 vjeç e sipër në të gjithë qarqet e Shqipërisë.

Kampionin prej 1840 të anketuarish e ripeshova statistikisht, që të përfaqsonte sa më mirë gjeografikisht dhe demografikisht banorët e rritur aktualë të vendit. Pyetja kryesore në sondazh ishte nëse të anketuarit kishin shkuar të votonin më 25 prill (pavarësisht se për kë kishin votuar). Nga përgjigjet e tyre, më rezultoi se rreth 83% e banorëve të rritur të vendit votuan më 25 prill (pavarsisht se disave prej tyreve u rezultoi vota e pavlefshme).

Duke ditur që votat e vlefshme dhe të pavlefshme në të gjitha kutitë e numërura ishin gjithsej 1.66 milionë, mund të llogaritet me një formulë të thjeshtë (1.66/0.83) se vetëm 2 milionë votues kanë qenë në Shqipëri më 25 prill (nga pothuaj 3.6 milionë që ishin në listat zyrtare).

Duke i përmbledhur këto llogaritje, mund të deduktohet se 46.3% e votuesve të listave zyrtare votuan më 25 prill; 9.5% nuk votuan (ku përfshihet edhe autori i këtyre rrjeshtave); ndërsa 44.2% nuk ishin në Shqipëri (shumica dërrmuese emigrantë dhe disa të tjerë ndejtës sezonalë jashtë Shqipërisë).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: