Ministria e Mbrojtjes renditet si institucioni i parë përsa i përket transparencës në vend. Këto janë gjetjet e sondazhit të organizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) mbi Perceptimin dhe Përvojat e Qytetarëve me Korrupsionin në Shqipëri. Të intervistuarit në të gjithë Shqipërinë e rendisin Ministrinë e Mbrojtjes si institucionin me nivelin më të lartë të transparencës në vend.

Studimi i kryer në kuadër të një projekti të financuar nga Programi i Granteve, Komisioni i Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, mbi perceptimin për Korrupsionin është një sondazh i cili mat perceptimet, qasjen dhe përvojat e publikut me fenomenin e korrupsionit në Shqipëri.

Ministria e Mbrojtjes falënderon qytetarët shqiptarë për besimin e treguar dhe e konsideron këtë një përgjegjësi të shtuar për të vijuar më tej me punën e nisur.

Ministria e Mbrojtjes është e vendosur t’ju ofrojë qytetarëve shqiptarë siguri, të eksportojë siguri dhe t’i shërbejë publikut në mënyrë transparentë dhe gjithëpërfshirëse.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb