SHBA- Apple ka dominuar plotësisht pjesën e teknologjisë me pajisjet e saj, duke u shpallur kështu edhe fituese për ‘celulari më i mirë’ dhe ‘tableti më i mirë’ i vitit 2014.
Në një sondazh të kryer nga Digital Spy, në të cilën morën pjesë mbi 26.000 njerëz, iPhone 6 është shpallur si telefoni më i mirë i vitit 2014, duke lënë prapa Samsung Galaxy Note dhe iPhone 6 Plus.

iPad Air 2 dominoi plotësisht kategorinë e tabletëve më të mirë, duke marrë parasysh gjysmën e votave.

Rezultati përfundimtar pas votimit është ky:

Celulari më i mirë:

1. iPhone 6 – 46.6%

2. Samsung Galaxy Note 17.9%

3. iPhone 6 Plus – 12.1%

4. HTC one (M8) – 6.7%

5. Sony Xperia Z3 – 6.4%

Tableti më i mirë:

1. iPad Air 2 – 62%

2. Samsung Galaxy Tab S – 8.4%

3. Amazon Fire HD 6 – 5.7%

4. Samsung Galaxy Note 10.1 – 5.5%

5. Nexus 9 – 4.3%

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb