Një sondazh i kryer në katër shtete të BE-së tregon se cili nga vendet është më i mirëpritur

Një sondazh në katër shtete të Bashkimit Europian, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali, tregon se hyrja e Malit të Zi , Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës në këtë bllok mbështetet më shumë se anëtarësimi i Shqipërisë, Serbisë dje Kosovës.

Hulumtimi është kryer në mars të 2022. Ndërkohë në këtë sondazh kanë marrë pjesë 5, 621 të anketuar.

Kujtojmë se fundmi është procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe RMV ka qenë në qendër të vëmendjes, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi shkëputjen nga Maqedonia e Veriut.

Sakaq nga rezultatet e sondazhit tregohet se shteti i Ballkanit më i preferuar, është Mali i Zi, ndërsa Shqipëria është renditur në vendin e katërt, pas së cilës vjen Serbia dhe Kosova.

Sondazhi është publikuar në Radio Evropa e Lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb