TIRANË- Pjesa më e madhe e lexuesve të BalkanWeb mendojnë se Shqipëria do të triumfojë sot përballë Serbisë. Në sondazhin që BalkanWeb hapi një ditë më parë, kanë votuar në total 1672 persona, nga këta 940 ose 56% mendojnë se ndeshja Shqipëri-Serbi do të rezultojë me fitoren e Shqipërisë.

Ndërkohë 419 persona ose 25% e votuesve mendojnë se do të ketë barazim dhe 108 persona ose 6% kanë votuar se do të fitojë Serbia. Por ka edhe nga ata që mendojnë se ndeshja do të ndërpritet, për këtë alternativë kanë votuar 205 persona ose 12% e votuesve.

Ndeshja Shqipëri-Serbi do te rezultojë:

a) Me fitoren e Shqipërisë (56%, 940 Vota)
c) Barazim (25%, 419 Vota)
d) Do të ndërpritet ndeshja (12%, 205 Vota)
b) Me fitoren e Serbisë (6%, 108 Vota)
Vota Total: 1 672

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: